RCCOLA

Përkrahje e madhe e të rinjve vitias për Sokol Halitin e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore shtabi i të rinjve të FR rinor të degës së LDK-së në Viti mbajti takimin e rregullt të cilin e udhëhoqi kryetari i shtabit rinor Drilon Pira, në të cilin u kërkua edhe më shumë aktivitet nga të rinjtë në mënyrë që Sokol Haliti të fitojë bindshëm që në raundin e parë të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në këtë takim u bisedua me gjerësisht për përgatitjet e Marshit të Paqes që mbahet më 19 tetor 2013, duke filluar nga ora 11 nga qendra e komunës së Vitisë.

RCCOLA

Gjithashtu sot ka mbajtur takim të rregullt edhe Shtabi Zgjedhor i LDK-së me kryetarët e nëndegëve dhe me kandidatët për asamblistë. Takimin e udhëhoqi shefi i shtabit zgjedhor të degës së LDK-së Hasan Aliu.

Në këtë takim u bisedua për ecurinë e fushatës zgjedhore, ku u konstatua se është duke shkuar me intensitetin e përcaktuar nga dega e LDK-së dhe u morr vendim për raportim ditor me shkrim për të gjitha aktivitetet e fushatës derë më derë që po e aplikon dega e LDK-së në Viti thuhet në njoftimin e Jakup Haxhiut zëdhënës i LDK-së në Viti./rajonipress/