Përkrahje e madhe e qytetit ndaj LDK-së

Kamenicë – Haki Demolli, kërkoi ndryshim duke thënë se është koha që të “ndëshkohet sunduesi”. Këtë shprehje e arsyetoi me fakte, sepse për Gollakun e Anamoraven kryeministri në ikje është sjellur në mënyrën më diskriminuese! Pra, theksoi se është koha që Kosovën ta udhëheqë LDK-ja në krye me akademik Isa Mustafën, sepse ajo me programin e saj do ta bëjë kthesën!
Në një tubim parazgjedhor i cili strukturalisht e statistikisht, gjithashtu sa i organizuar aq edhe spontanisht ishte tubim spektakular. Katër nëndegët e qytetit e ideuan organizimin e tubimit për sallën e vogël në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, mirëpo pjesëmarrja i tejkaloi të gjitha parashikimet, sepse erdhën më shumë se trefishi i paraparë, kështu që më shumë se gjysma nuk mundën të hynin brenda.
Prandaj me shpejtësi u kërkua të çelen dyert e sallës se madhe për t’ia mundësuar pjesëmarrjen të gjithë të pranishmëve. Në këtë tubim të pranishëm qenë kandidatet për deputetë: Shaip Surdulli- i propozuari i degës së LDK-së, Njomëza Emini, Hazir Borovci dhe Haki Demolli që të tre me lidhje gjenetike me këtë komunë.
Pas intonimit të himnit shtetëror dhe atij që duhet të ishte dhe që duhet të jetë shtetëror “ Kur ka ra kushtrimi n’ Kosovë” dhe të përshëndetjes së të pranishmëve nga moderatorja, në emër te nëndegëve të qytetit të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i degës Sabri Morina, i cili edhe i frymëzuar nga pjesëmarrja masive e anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, në mes tjerash theksoi: “A nuk është mëkat që gjithkund të mos intonohej himni madhështor- Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë i ideuar nga presidenti historik dr. Ibrahim Rugova, i cili për inat të tij u kundërshtua nga të tjerët. Tash mu ata që e kundërshtuan atë tash po shkojnë te varri i tij, sepse ashtu e kanë dashur! Mirëpo fryma e tij nuk ka vdekur kurrë dhe sapo kalon koha ajo po bëhet gjithnjë e më shumë po ndjehet dhe po bëhet më e fuqishme! Këtë po e dëshmon edhe prania juaj kaq masive! Prandaj nëse e duam këtë duhet te votoni për LDK-në, nëse doni që të përfundojë “misioni i ri – i vjetër” votoni për “kthesën”. Pra, nëse doni të sundojë ligji e jo Maliqi; nëse doni që të kemi zhvillim, votoni për “ kthesën” e jo për “zero korrupsionin”, ku në këtë drejtim jemi superfuqi botërore”! Duke e përmbyllur : “Meritat janë shumë të mëdha të regjionit tonë për këtë qeveri, mirëpo ajo është sjellur si njerka me ne dhe me logjikën e sundimit, prandaj ju ftoj që të votojmë për “kthesën” e cila do te jetë në shërbim të qytetarëve e jo për t’i sunduar ata!
Kryetari Degës së LDK-së Shaip Surdulli, njëherazi kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk e fshehu kënaqësinë dhe entuziazmin për pjesëmarrje kaq masive, duke e shprehur se ky tubim po i ngjanë kohërave të Presidentit Legjendar Dr. Ibrahim Rugova!
Ai i falënderoi edhe kolegët kandidatë për deputet si: Njomza Eminin, Hazir Borocin- ish luftëtar i lirisë dhe Haki Demollin, duke theksuar se këta me ne ishin edhe kur nuk kishim zgjedhje edhe kur ishin zgjedhjet lokale, prandaj me të drejtë kërkoj prej jush që të votoni edhe për ta.
Në vazhdim duke ia kujtuar të pranishmëve joseriozitetin e liderit të PDK-së , theksoi: se Hashim Thaçi i kishte premtuar për komunën tonë 5 0 milion €, kurse i ka ndarë për këtë vit vetëm 180 mije €. Për ju të pranishmëve e di që nuk i besoni, sepse edhe atëherë keni votuar për ne, por jepeni kontributin tek ata që janë mashtruar dhe përkujtojani që mos të mashtrohen edhe njëherë”.
Gjithashtu, foli për masovitetin që po e kanë tubimet parazgjedhore të LDK-së anë e kënd Kosovës, bile edhe në ato vende ku PDK-ja ka dominuar.
Në vazhdim të pranishmëve ua përkujtoi edhe programin e LDK-se, i cili është siç tha ai programi më i mirë dhe i realizueshëm, sepse është punuar me shumë kujdes duke i analizuar të gjitha rrethanat nga njerëzit më të zot që i ka Kosova”.
Duke qenë shumë optimist për fitoren e LDK-së, të pranishmëve u kërkoi që me 9 qershor të vijnë e ta kremtojnë fitoren e LDK-së në krye me Isa Mustafën-kryeministër!
Kandidatja Njomza Emini, theksoi se vlerat janë në këtë sallë të mbushur, sepse këtu po i shoh njerëzit më të mirë, të të gjitha moshave dhe profileve.
Më tej theksoi se, me LDK-në do të kemi arsim më cilësor, shëndetësi, mundësi për hapjen e vendeve të punës.
Ajo kërkoi që të përkrahet në veçanti Surdulli, por edhe kandidatët me origjine nga kjo komunë, Hazir Borovci, Haki Demolli si dhe vetë ajo!
Haki Demolli, kërkoi ndryshim siç tha mes tjerash, “të ndëshkohet sunduesi”. Këtë shprehje e arsyetoi me fakte, sepse për Gollakun e Anamoraven kryeministri në ikje është sjellur në mënyrën më diskriminuese! Pra, theksoi se është koha që Kosovën ta udhëheqë LDK-ja në krye me akademik Isa Mustafën, sepse ajo me programin e saj do ta bëjë kthesën!
Duke pasqyruar seriozitetin e LDK-së në vazhdim Demolli tha se LDK-ja nuk jep premtime boshe, vetëm për fushatë, sepse ajo është në shërbim të qytetarëve, ajo do të punojë për zbatimin e programit të saj në të gjitha shtyllat e saj.
Kandidati për deputet, Hazir Borovci i impresionuar me atmosferën theksoi se thesari jeni ju, jeni të brumosur nga i madhi dhe i pavdekshmi Dr. Rugova, këtë po e shoh në fytyrat tuaja”!
Mandej duke i theksuar vlerat e veçanta të njerëzve të këtij qyteti me rrethinë tha se dardanasit janë trima, janë bujar, mikpritës në të gjitha kohët, ata gjithmonë kanë pritur me bukë, krypë e ujë”! Edhe këtë herë apeloi :” T`i lini tekat, inatet personale e shtyrjen me bërryla, se këto nuk janë të LDK-së. LDK-ja afron , bashkon rreth vetës të gjithë njerëzit, duke krijuar kështu frymën e fitores e cila pa dyshim do të ndodhë më 8 qershor” thuhet në njoftimin e LDK-së në Kamenicë./rajonipress/