GRANDEMALL

Përkrahje e fuqishme nga “Gryka e Karadakut” për Rexhep Kadriun

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Përmes një tubimi madhështorë që u mbajt sonte me qytetarë nga Zhegra, Llashtica, Haxhajt, Lladova, Pidiqt, Shurdhan e Nasalë iu urua mirëseardhje kandidatit për kryetar të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu.

Para qytetarëve të “Grykës së Karadakut”, u bë prezantimi i kandidatëve për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së që vijnë nga këto anë; Sabri Rexhepi, Arlind Ajeti, Shukri Abdullahu, Ilir Zeqiri, Mustafë Aliu, Arta Haziri-Nuhiu dhe Dafina Demi, të cilët u zotuan se do të jenë pikërisht ata të cilët do t’ia ndryshojn imazhin kësaj ane, ngase kanë mbështetjen e Rexhep Kadriut, përderisa ky i fundit ka mbështetjen e kryeministrit Haradinaj për ta rikthyer vëmendjen institucionale kah vendi i heronjëve e dëshmorëve të kombit. Rexhep Kadriu tha se kemi hy në fazën finale të fushatës elektorale dhe se tani koha llogaritet me ditë deri në ditën e zgjedhjeve. “Gjatë një muaji gati, kemi shpalosë ofertën tonë para qytetarëve, iu kemi konfirmuar vendosshmërinë tonë për ta ndryshuar Gjilanin. Nuk ka pjesë të territorit të Gjilanit që nuk e kemi skanuar gjendjen reale të qytetarëve, si rezultat i kësaj kemi hartuar një program i cili ka me prekë çdo fshat, lagje, familje”, tha Rexhep Kadriu.

Fundamenti

Ai shtoi se në konkurse të ndryshme për punë, kriter i parë është përvoja e punës, dhe ku mund të bëhet përvojë kur nuk ka punë. “Ne do ta bëjmë Parkun Industrial në të cilin do të hapen mbi dhjetë fabrika në të cilat do të krijohen me qindra e mijëra vende pune. Ne kemi bë marrëveshje me dy kompani të huaja të cilat do të nxisin edhe kompani tjera për investime këtu. Kemi përkrahjen e plotë edhe të kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.