Fundamenti

Përkrahje 99 % dhe duartrokitje pa fund për një skenar të paralajmëruar

/ 2 minuta lexim

Përkrahje 99 % dhe duartrokitje pa fund për një skenar të paralajmëruar.Isa Mustafa me njerëzit e tij ka neutralizuar gjithçka për të fituar një mandat të dytë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Është e paqartë sa delegatë, kanë mbetur në sallë, por vetëm 3 prej më shumë se 300-ve kanë votuar kundër tij. Zgjedhja e Mustafës, ka ardhur pas eliminimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit.

Me të nisur mbledhja, Mustafa, ka mbajtur një fjalim të shkurtër hyrës, i cili praktikisht është ndërprerë nga Fatmir Sejdiu, i cili edhe ka marrë fjalën për të bërë një sërë propozimesh.

Ky ishte momenti kur LDK-ja e ka mbyllur Kuvendin e saj dhe e ka vazhduar atë pa prani mediash.

Uji Dea

Gjithçka eci shumë shpejt. Lutfi Haziri propozoi Isa Mustafën e Haxhi Avdyli Vjosa Osmanin. Kjo e fundit mori vetëm 62 vota dhe kandidimi i saj u bllokua. Me të parë këtë, Osmani, ka lëshuar mbledhjen.

Ka paralajmëruar mosnjohjen e Mustafës, fundin e tij dhe dobësimin e LDK-së, përcjell Koha.net. Derisa këta ishin jashtë, Mustafa kishte marrë besimin e delegatëve – me aklamacion e pa kundërkandidat.

Pasi shmangu një kohë të gjatë mediat, kryetari i vjetër dhe i ri, ka thënë se LDK-ja është unike, se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe injoroi ata që e akuzuan.

http://koha.net/?id=27&l=59894