FITORJA

Përkrahja në Dobërçan për Lutën, më e madhe se në vitin 2013

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dobërçani e Bukoviku e kanë mirëpritur sot kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri, me tubim edhe më madhështor se në vitin 2013.

Para qindra simpatizantëve, pasi i falënderoi për përkrahjen e madhe, kryetari Lutfi Haziri ka shpalosur programin e LDK’së për katër vitet e ardhshme të qeverisjes për këto fshatra.

Uji Dea

“Dobërçani githmonë ka qenë shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit, sikurse shoqata “17 Shkurti” që është model. Në Doberçan do ta ndërtojmë rrjetin kryesor të kanalizimeve dhe disa investime tjera në infrastrukturë. Do të vazhdojmë me subvencione për bujqësinë për këtë fshat, për Bukovikun dhe për të gjithë farmerët e komunës sonë. Në këtë mënyrë, ne po e forcojmë familjen gjilanase. Me mbështetjen tuaj, më 22 tetor do të dalim të gjithë faqebardhë”, ka thënë kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Banorëve të Dobërçanit dhe Bukovikut i është drejtuar kandidati për këshilltar komunal nga radhët e LDK’së, Naser Arifi, i cili deklaroi se falë lidershipit të kryetarit Lutfi Haziri, janë kthyer investimet e mëdha për Gjilanin, si asnjëherë më parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.