ARKATANA

Përkrahja e madhe e qytetarëve po e vulos fitoren e VV-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari Dardan Sejdiu bashkë me kandidatët për deputetë nga radhët Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë takuar banorët e Velekincës, nga ku kanë marrur mbështetjen e plotë se me 11 qershor do të jenë e ndryshimit të madh dhe se do të votojnë me zemër.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu ka folur me ton të ashpër për pushtetet e kaluara duke kërkuar që vota duhet të drejtohet për kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! pasi që është e vetmja që mund ta ndalë korrupsionin, krimin e organizuar dhe ta mundësoj zhvillimin e ndërtimin e Republikës.
“Për 18 vite qeverisjet e kaluara nuk janë marrë me krimin e korrupsionin por janë marrë me aktivistët tanë, përkundër kërkesës së qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.
Dita e votimeve fatkeqësisht është e vetmja ditë ku ju e keni politikën në dorë, ku i keni politikanët në dorë, ku politikanët frikësohen nga ju dhe këtu nuk po flas për Lëvizjen VETËVENSOSJE!, pasi Lëvizja është e vetmja që flet e vepron ashtu siç don populli. Me 11 qershor, vijën tek vija e kuqe”

Ai foli edhe për punën e suksesshme në komunën e Prishtinës, model të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE! dëshiron ta zbatoj edhe në nivel qendror.
“Shikojeni punën në komunën e Prishtinës. 12 zotime i patëm premtuar, të gjitha janë zbatuar. Kemi transformuar trafikun urban, kemi përmbushur premtimin për furnizim me ujë 24 orësh, kemi katërfishuar numrin e çerdheve, nuk ka më fëmijë të uritur në shkolla, qendrat e mjekësisë familjare janë të nivelit evropian, kemi transformuar administratën dhe një varg ndryshimesh tjera në dobi të qytetarit.”

Hidromorava

Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan Besa Baftiu, tha se asnjëherë më parë fitoja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk ka qenë më afër.
“Fitoren e Lëvizjes po e shohim me përkrahjen e madhe që po na japin qytetarët e Gjilanit dhe krejt Kosovës. Në shtëpi, në çdo lagje që kemi vizitu po vërehet entuziazmi, po vërehet shpresa, po ndihet fitorja e madhe që do të sjellë një ndryshim të madh në qeverisjen e vendit me në krye kryeministrin Albin Kurti”

Ismajl Kurteshi shef i shtabit zgjedhor, kandidat për deputet, si gjithmonë u paraqit thumbues në fjalimin e tij për pushtetet e kaluara apo siç i quan ai tani “koalicionet e territ dhe shkelësit e Kushtetutës” .
“Rastësisht takova dy shefat e shtabeve zgjedhore të këtyre koalicioneve të territ e të shkelësve të Kushtetutës. Në interesimin e tyre nëse po kemi probleme në takimet tona me qytetarë, u thashë se t’vetmin problem po e kemi se nuk po kemi karrika aq sa të ulen të gjithë qytetarët e interesuar për të dëgjuar programin qeverisës” thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.