FIDANISHTJA

Përkrahet nisma e Bilinicës për rrethimin e varrezave myslimane e ortodokse

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komiteti për Komunitete i ka dhënë përkrahje një kërkese të fshatit Bilinicë që ka të bëjë me rrethojën e varrezave dhe e ka rekomanduar atë në Zyrën për Projekte, që të zhvillojë procedurat tjera për realizimin e këtij projekti.

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit për Komunitete, ka thënë se bëhet fjala për varrezat myslimane dhe ortodokse në fshatin Bilinicë, që ka rreth 350 banorë. Këshilli i fshatit ka ndërmarrë një iniciativë për ndërtimin e rrethojës së varrezave, në tri lokacione, në mënyrë që ato të ruhen nga dëmtimet e mundshme, ka thënë Shahin.

Një palë varreza janë të qytetarëve të besimit mysliman, një palë tjetër, që janë të ndara prej tyre, i përkasin besimit ortodoks, ndërsa në një lokacion tjetër, në dalje të fshatit Pogragjë, ka varreza të vjetra të shqiptarëve të këtij fshati, që po ashtu duhet të rrethohen.
Sipas kërkesës së Këshillit të fshatit, për të kryer këtë projekt në tërësi, nevojiten 1110 metra rrethojë, ka thënë Shahin.

Anëtarët e Komitetit, Fadil Gashi, Enver Hajrullahu, Galip Hiseni, Tomisllav Naskoviq, Bardhyl Kadriu e Tasiq Zvonko i kanë dhënë përkrahje të plotë kërkesës së këshillit të fshatit për ndërtimin e rrethojës së varrezave, duke thënë se kjo duhet të bëhet edhe në lokalitete të tjera, ku është e nevojshme. Disa prej tyre janë deklaruar të gatshëm që edhe personalisht të kontribuojnë në këtë projekt.

Komiteti për Komunitete është njoftuar në takimin e fundit për këtë vit edhe me gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit, e cila është vlerësuar e qetë. Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës, ka thënë se gjatë vitit 2012 nuk ka pasur asnjë rast me motive ndëretnike, derisa kriminaliteti, në krahasim me vitin e kaluar, ka shënuar rënie për 40 për qind.

ARKATANA

Komiteti e ka shqyrtuar edhe listën e projekteve për komunitete, për vitin 2013, por ka vendosur që miratimin e saj ta shtyjë për takimin e ardhshëm, në janar, pasi që ka munguar përfaqësuesi i zyrës së projekteve, për të dhënë sqarime në interesimet e anëtarëve të kësaj trupe komunale, rreth shpërndarjes së prioriteteve.

Po ashtu, Komiteti e ka lënë për takimin e radhës edhe raportin e punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim, të cilin e prezantoi shefi i saj, Milivoje Zhivkoviq, duke kërkuar që ai të plotësohet edhe me të dhëna tjera të vitit 2012, pasi që u vlerësua i pamjaftueshëm pasqyrimi i gjendjes vetëm për periudhën shtator-dhjetor 2012.

Ndërkohë, sa i përket statusit të shefit të ZKK, Milivoje Zhvikoviq, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar komunal në Novobërdë, shefi i Zyrës së Personelit, Besim Azizi ka sqaruar se në pikëpamje ligjore, ai nuk ka konflikt interesi në komunën e Gjilanit, ku ka themeluar marrëdhënie punë më herët, në bazë të konkurs.

Pas zgjedhjes si këshilltar komunal, ai është deklaruar se dëshiron të mbetet në pozitën e shërbyesit civilë në Gjilan.

Komuna e Novobërdës, me siguri e ka pasur parasysh rregulloren 2000/45, një nen i së cilës ka mbetur në fuqi edhe në ligjin e ri, ku thuhet se një shërbyes civil nuk mund të jetë anëtar i Kuvendit në Komunën ku punon, ka thënë Azizi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.