RCCOLA

Përkrah Sali Berishës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas lindjes së djalit Fernando, këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga është mbushur edhe me më shumë energji për të vazhduar punën e saj. Përveç angazhimeve dhe projekteve të reja në fushën e këngës, Çiljeta tani po tregon edhe talentin e saj në fushën e politikës.

Tani ajo është pranë partisë politike PD së Sali Berishës në të cilën parti po mundohet të japë kontributin e saj.

Uji Dea

“Politika më ka pëlqyer gjithnjë dhe kështu që shpresoj të kem sukses edhe në këtë drejtim. Të gjithë e dinë se unë jam anëtare e PD-s dhe do të jap kontributin tim në këtë parti.
Ndërkaq sa i përket këngës, padyshim se unë do t’u kthehem adhuruesve të mi me shumë befasi të reja”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Çiljeta na bën të ditur se gjatë këtij viti do të sjellë edhe ndonjë videoklip të ri.(zeri)