Eko Higjiena

Përjetimi unik i Amit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prezantuesja e suksesshme Amarda Toska, e cila së shpejti pritet të bëhet nënë, është shfaqur rrezëllitëse në pritjen e organizuar për 2-vjetorin e revistës “Harmony”.

Ami dukej e lumtur dhe më në formë se kurrë.

Lumturinë e kësaj pritjeje të ëmbël ajo e ndau edhe me ne të “Bluetooth”, duke thënë: “Është përjetim unik, që e kuptojnë vetëm ato femra që e kalojnë përmes trupit të tyre, me fjalë, zor se shpjegohet”.

Fundamenti

Ajo është shkëputur për momentin nga puna e saj në televizion dhe po i përkushtohet vetëm biznesit e kryesisht shtatzënisë së saj.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi ka udhëtuar këto kohë nëpër Shqipëri i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike, por siç Ami pohoi, largësia në distancë i ka afruar më shumë zemrat e tyre.