United Hospital

Përjashtime e dhunë fizike për kritikuesit e UP-së

/ 2 minuta lexim
HW

I shpallur shkencëtar i vitit 2013, me rreth 60 punime shkencore, katër libra të botuara në gjuhën angleze, Mentor Sopjani, tani profesor asistent, nuk po avancohet në titullin profesor i rregullt apo asocuar. Sopjani akuzon Rektoratin e Universitetit të Prishtinës se nuk po e avancojnë në thirrjen meritore dhe në atë ligjore, duke ia shkelur kështu të drejtën.

Gazeta ka siguruar një kopje të Rregullores për Procedura Vlerësuese për zgjedhjen dhe avancimin e personelit akademik në UP, të nxjerrë nga Senati, në qershor të vitit 2014.

Fundamenti

Në Nenin 11 të kësaj rregulloreje nuk përjashtohet mundësia e zgjidhjes në thirrje më të lartë akademike të parakohshme ose në rastin e thirrjes së profesorit të rregullt, nën të njëjtat kushte dhe pas publikimit për së paku tetë vjet. “Jam privuar padrejtësisht nga e drejta ligjore dhe meritokratike për avancim në thirrjen adekuate (meritore) akademike”, thotë ai.

Sopjani thotë se në shtator të vitit të kaluar ka marrë vendimin se është zgjedhur profesor asistent, e që sipas tij është thirrja më e ulët për profesor në UP dhe siç shprehet, nuk korrespondon me nivelin e tij akademik. Sopjani thotë se tejkalon të gjitha kushtet e parapara me rregullore, mbështetur në Statut.“Avancimi duhet me qenë meritokratik, pra bazuar në merita, jo diçka siç po e interpretojnë sipas dëshirës së tyre të lirë disa atje që po marrin vendime në Rektorat, ata thonë që nuk ka kapërcime, por është Rregullorja që e ka votuar vetë Senati në kohën e rektorit Anton Berishaj”. Ai ka bërë ankesë në Rektorat, por siç thotë, nuk ka marrë përgjigje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.