Mobi Casa

Perimet që janë më të shëndetshme në formën e zier

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse shumë shkencëtarë theksojnë se si pemët dhe perimet janë më të shëndetshme t’i konsumojmë në formën e papërpunuar, ju sjellim listën e disa prej perimeve që më të shëndetshme janë t’i konsumojmë në formën e zier.

PANXHARI

Panxhari i papërpunuar përmban shumë minerale të dobishme dhe substanca me vlerë të lartë biologjike, siç janë flavonoidet dhe antocianina, e panxhari i zier është një laksativ i fortë, ndihmon në pastrimin e mëlçisë, gjakut, veshkave dhe i forcon muret e enëve të gjakut.

DOMATJA

Mobi Casa

Përpunimi termik i domateve ndihmon në absorbimin e më shumë likopenit – antioksidues ky që në mënyrë efikase mundet t’i luftojë sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e kancerit. Salca nga domatet po ashtu është shumë e dobishme.

KAROTA

Karota është e pasur me antioksidues dhe me betakarotinë, që në trup shndërrohen në vitamina A. Vitamina A nuk është vetëm vitaminë për bukurinë që ndihmon në luftën kundër rrudhave të parakohshme, por shihet si vitaminë e shëndetit, që është e domosdoshme për të pasur një shikim të pastër. Karota e zier, sidomos duke ia shtuar një sasi të vogël yndyrë, shton vlerën ushqyese të ushqimit dhe i ndihmon organizmit në absorbimin e betakarotinës dhe përmirëson prodhimin e vitaminave A.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.