Hidromorava

Perimet më të shëndetshme

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shëndetin dhe mirëqenien nga perimet e freskëta, kemi shkruar shumë herë, ndërsa sot kemi përzgjedhur për ju ato më të shëndetshmet, të cilat patjetër do të duhej të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme.

Në qoftë se e përmbushni konsumin ditor të rekomanduar me pesë racione të perimeve, jeni në rrugë të mirë për ta parandaluar zhvillimin e shumë sëmundjeve mjaft të rënda të tilla si sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, kancerit, diabetit, por edhe ta forconi sistemin imunitar. Në vijim ju sjellim perimet më të shëndetshme.

Domatja është një frutë që trajtohet dhe konsumohet si perime, dhe për ne është e njohur kryesisht si perime. Ajo është e pasur me likopenë, e cila është përgjegjëse për ngjyrën e saj të bukur të kuqe, dhe është e njohur edhe për aftësinë e saj për ta mbrojtur trupin nga formimi i sëmundjeve kanceroze.

Përveçse është e pasur me vitaminat nga A-K, domatja ndihmon në nivelizimin e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e radikaleve të lira në trup.

Brokoli është një perime me të cilin shumë pak perime mund ta mbajnë hapin kur është fjala për të gjitha materiet e shëndetshme. Ai është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyror që zvogëlon rrezikun nga kanceri i lukthit, mushkërive, dhe zorrës së trashë. Ai është i pasur me beta-karoten, vitaminë C dhe folate, gjë që e bën atë një mbrojtje të fortë kundër gripit dhe ftohjes.

Lakra e Brukselit është gjithashtu një ushqim i shëndetshëm, ndërsa është e rëndësishme që ta konsumojnë gratë shtatzëna, sepse është shumë e pasur me acid folik dhe vitaminë B që parandalon dëmtimin nervor të fetusit. Është shumë e pasur edhe me vitaminë C dhe K, si dhe fibra, kalium dhe acide yndyrore omega-3.

ARKATANA

Karota me të drejtë quhet mrekullia portokalli, sepse ajo është e mbushur me ushqyes që ndikojnë në mënyrë të favorshme në shikim, lëkurë dhe flokë. Karota është perimja më e pasur me vitaminë A, e cila në kombinim me vitaminën C mbron sistemin kardiovaskular.

Kungulli, veçanërisht ai muskat, është një burim shumë i mirë i ushqyesve anti-inflamator të tillë si beta-karoteni dhe vitamina C. Ai mund të ndikojë shumë favorshëm në shumë sëmundje të shkaktuara nga astma, osteoartriti dhe artriti reumatoid. Është i pasur me magnez, kalium dhe fibra.
Patatja e ëmbël është një perime rrënjësore e cila ka ushqyes të panumërt – të cilët e luftojnë kancerin. Ajo është një burim i pasur i hekurit, fibrave, vitaminës A, C dhe manganit. Mbështetë punën e traktit digjestiv dhe rrit nivelin e energjisë.

Patëllxhani është një perime më së shumti e pasur me ushqyes të cilët janë të mirë për zemrën dhe enët e gjakut. Përmban antioksidantin nasunin, një komponentë shumë e rrallë që mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Për shkak se është shumë e pasur me fibra dhe kalium, ekspertët besojnë se konsumimi i saj mund të ndihmojë në parandalimin e goditjes në tru dhe dementisë.

Nuk ka rëndësi nëse janë të kuq, të gjelbër apo të verdhë, specat janë të pasur me ushqyes të mirë për zemrën, siç janë likopeni dhe folatet. Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi ditor i specave në masë të madhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit të mushkërive, zorrës së trashë, fshikëzës dhe pankreasit.

Spinaqi është një thesar i vërtetë i klorofilit dhe pothuajse të gjitha vitaminave dhe ushqyesve për të cilat ka nevojë organizmi juaj. Besohet se një konsumim i rritur i spinaqit mund të parandalojë shumë sëmundje nga sëmundjet e zemrës, kancerit të zorrës së trashë e deri tek artriti dhe osteoporoza.

Më e mira është që të gjitha këto perime janë në dispozicion pothuajse gjatë gjithë vitit dhe nuk janë të shtrenjta.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.