Fundamenti

Perimet më të mira për janar

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kur hani fruta që janë sezonale, respektivisht kur hani frutat të cilat në kushtet natyrale rriten në kohë të caktuar të vitit, i hani pikërisht atëherë kur janë më të shëndetshme dhe më së paku të dëmshme për shëndetin tuaj.

Të hani fruta sezonale do të thotë të keni:

• Shije më të mirë të ushqimit – ekspertët e kuzhinës pajtohen me atë që pemët dhe perimet sezonale janë më të mirat;
• Kualitet më të mirë të ushqimit – të gjithë ekspertët pajtohen që ushqimi ka kualitet dukshëm më të mirë kur hahet në periudhën e vitit kur është paraparë të rritet;
• Çmim më të mirë të ushqimit – hulumtimet kanë treguar që ushqimet e caktuara janë më të lira në periudhën e vitit kur rriten;
• Mbrojtje të mjedisit – rritja e ushqimeve në kushtet natyrore kërkon përdorimin e më pak kimikateve të cilat ndotin mjedisin.

Lulelakra

Kjo është një nga llojet e rralla të perimeve që është në dispozicion gjatë tërë vitit. Për shumë njerëz nuk ka aromë e as shije të këndshme, edhe pse është jashtëzakonisht e shëndetshme.

Këshilla për përgatitje

Shkon shkëlqyeshëm me qimnonin dhe koriandrin. Zieni lulelakre, përzieni me qimnon ose koriandër, hidhni pak kripë dhe shtoni lëng të freskët të shtrydhur të limonit.

Lulelakrën mund ta zieni dhe përzini me djathin e preferuar. Fërgojeni pak në gjalpë, shtoni parmezan dhe shijojeni, transmeton Koha.net. Lulelakra shkon shkëlqyeshëm me arrat dhe mund të përgatisni supë nga lulelakra dhe arrat.

Karota

E freskët dhe e shijshme, karota është zgjidhje e shkëlqyeshme gjatë janarit. Është e shijshme, me shije pak të ëmbël, është ushqim, pije, supë, por madje edhe desert i shkëlqyeshëm.

Këshilla për përgatitje

Përzieni karotën dhe mollën, vëreni në mikser dhe përzieni derisa të mos fitoni një shujtë të shijshme. Po ashtu përgatisni edhe ëmbëlsirë nga karota.

Karota është zgjidhje e shkëlqyeshme për sallatë. Përzieni karotën e grirë me qimnon, me pak hudhër, kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni. Mund t’i shtoni mëlmesa me gjethe të freskëta të borzilokut.

Lakra jeshile

Lakra jeshile ka shijen më të mirë dhe është më së shumti e shëndetshme gjatë janarit. Është e shëndetshme, e shijshme dhe mund ta përgatisni në mënyra të ndryshme, si supë, salcë ose mund ta piqni.

Këshilla për përgatitje

RCCOLA

Provoni lakrën e zier ta përzieni me spec djegës, hudhër, vaj ulliri, kripë, piper dhe parmezan për të fituar garniturë të shijshme për ushqime. Nga lakra po ashtu mund të bëni edhe një delikatesë shumë të shëndetshme, respektivisht çipsin nga lakra.

Lakra e kuqe

Kjo perime dimërore ka shije dhe aromë të pazakonshme. Edhe pse shumë njerëz nuk janë adhurues të lakrës së kuqe, ajo është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe meriton vend në pjatën tuaj.

Këshilla për përgatitje

Zieni lakrën e kuqe, pastaj fërgojeni në gjalpë, shtoni pak rozmarinë, proshutë dhe badem të grimcuar. Shtoni piper dhe shijojeni.

Lakra

Është e shijshme, e shkëlqyeshme për shëndetin dhe nxit vitalitetin. Për shumë njerëz lakra është perime e gjelbër e preferuar, ndërsa lajmi i mirë është që mund të përgatitet në mënyra të ndryshme, të cilat janë njëkohësisht edhe të thjeshta.

Këshilla për përgatitje

Lakrën zieni dhe shtojeni në tenxheren në të cilën keni fërguar qepë, pastaj shtoni patate të ziera dhe fërgoni derisa nuk merr ngjyrë kafe të arit, transmeton Koha.net. Lakrën mund ta përzieni edhe me ve dhe të bëni kafjall të shëndetshëm dhe të shijshëm. Mund të bëni edhe supë të shijshme nga lakra.

Preshi

Është burim pasur i antioksidanteve dhe vitaminave, për ç’arsye do të mbrojë nga gripi dhe ftohja. Shkëlqyeshëm kombinohet me patate dhe djathë.

Këshilla për përgatitje

Përzieni purrinin e zier me pure nga patatet, shtoni pak gjalpë dhe piper.

Preshin e zier mund ta përzieni me proshutë, shtoni pak ajkë për gatim, thërrime të bukës dhe piqni në furrë derisa të mos marrin ngjyrën kafe të arit.

Preshi shkon shkëlqyeshëm me pasta dhe provoni të bëni pasta të pazakonshme me presh.