Perimet e skuqura duhen shmangur

Perimet e skuqura përgatiten shpejt dhe në dukje janë të lehta për organizmin.
Ajo çka ju nuk dini është se këto perime janë skuqur dhe vajosur për të pasur shijen e kërkuar. Ky gatim jo vetëm mund të dëmtojnë cilësinë e tyre, por gjithashtu i bën ato më shumë kalorike. Dëshmi: perimet e skuqura përmbajnë deri në 10 g yndyrë për 100 g perime.
Me çfarë mund të zëvendësohen?
Idealja është të konsumoni perime të freskëta. Nëse ju nuk keni kohë të zgjidhni perime të freskëta, mos harroni se perimet e ngrira (jo të skuqura) përzgjidhen me maturi, gatuhen ndonjëherë me avull, në mënyrë që të ruajnë të gjitha vitaminat e tyre. Perimet e ngrira ose të freskëta, shoqërohen me erëza ku preferohet lëngu i limonit, vaji i ullirit.