ARKATANA

Përgjysmimi i Qeverisë, zotim i kamotshëm elektoral

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përgjysmimi i numrit të ministrive po vazhdon të jetë premtim i partive politike tash e disa vjet me radhë. Ndonëse deri më tash një gjë e tillë ka mbetur vetëm zotim i politikanëve, LDK-ja dhe LVV-ja kanë ritheksuar së fundi se do ta realizojnë një plan të tillë posa të vijnë në pushtet. Ani pse tashmë ekziston një draftligj për Qeverinë, përfaqësuesit e shoqërisë civile mbeten skeptikë për jetësimin e këtij opsioni, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në kuadër të premtimeve parazgjedhore partitë politike kanë nisur të zotohen se do ta zvogëlojnë numrin e ministrive nga 21 sa janë aktualisht në 12 sosh. Dy partitë që në legjislaturën e fundit kanë qenë në opozitë, LDK-ja e LVV-ja, po deklarohen të bindura se ndër veprimet e para që do t’i ndërmarrin, në rast se vijnë në pushtet, do të jetë pikërisht ky hap, zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare.

ARKATANA

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë në largim, të cilët kanë drejtuar Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, kanë thënë se opsioni për funksionimin e Qeverisë me 12 dikastere është propozim i tyre. Në kuadër të kësaj, ata kanë pohuar se Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë dhe kulmi i reformës në administratën publike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.