Përgjigjet zyra e Hazirit: Emblema e komunës është e njëjta

Gjilan – Arbër Ismajli shef i kabinetit të Lutfi Hazirit duke u përgjigjur në reagimin e degës së PDK-së rreth emblemës së komunës tha se emblema e komunës është po ajo e njëjta dhe nëse Mimoza dhe ata pak njerëz që kanë mbetur në shtëpinë e braktisur dhe të sakatosur të quajtur PDK, ndryshimi është ky që e kanë paraqitur në opinion , atëherë vaj halli për ta.
Arbër Ismajli tha për rajonipress se nuk më habit fakti pse reagojnë PDK-ja, por çuditem se si reagojnë humbësit e vitit të cilët e kanë të kotë të krrokatin duke u munduar që të palarat e veta t`i mbulojnë me diçka që nuk ka lidhje me realitetin.
Ismajli tha se emblema e komunës është po ajo e njëjta dhe nëse Mimoza dhe ata pak njerëz që kanë mbetur në shtëpinë e braktisur dhe të nakatosur të quajtur PDK, ndryshimi është ky që e kanë paraqitur në opinion, atëherë vaj halli për ta.
Ismajli tha se ngjyra e bronzit e paraqitur në kartëvizitë është vetëm një ide e një të riu që me vullnetin dhe dëshirën më të madhe personale ka dashur t`i dhurojë zyrtarëve kartëvizitat tha Ismajli./rajonipress/