FIDANISHTJA

Përgjigjet PDK-ja : LDK-ja ta pastroj oborrin e saj

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sa i përket nepotizmit po i themi edhe dy fjalë. Ju, në LDK shihni mirë e pastrojeni oborrin tuaj, sepse si duket keni shumë probleme me këtë fenomen në taborin tuaj, kudo nëpër institucione të shtetit dhe në ndërmarrje publike e sidomos në PTK thuhet në reagimin e PDK-së si kundërpërgjigje ndaj reagimit të Forumit të Gruas së LDK-së.

Ne në PDK nuk u befasuam me reagimin që doli sot nga “forumi i gruas LDK-së”. Bile nuk u befasuam aspak duke e njohur profilin e dizajnerit të këtij reagimi.

Ky reagim erdhi pas nënshkrimit të një kontrate të rregullt të punës, bazuar tërësisht në procedurë dhe në konkursin e shpallur publikisht. Fjala është për një femër të dinjitetshme të komunës tone, e cila është plotësisht e përgatitur (ka të kryer fakultetin e teknologjive informatike – TIK) dhe ka përvojë të mirë shumë vjeçare në edukim dhe në biznes. Kështu thuhet në përgjigjen e PDK-së drejtuar Forumit të Gruas së LDK-së e cila kërkoj hetim për punësimin e gruas së Qemajl Mustafës në PTK.

Në reagim thuhet se fjala është për një zonjë të vërtetë e cila kishte dhënë kontribut të veçantë për këto 20vitet e shkuara në mbështetje të biznesit të komunës dhe të bashkëshortit të saj e që rezultoi me zgjedhjen e tij për kryetar partie dhe pastaj kryetar të komunës në dy mandatet e kaluara.

Duhet pranuar botërisht (e këtë koha po e tregon më së miri) që kryetari i gjashtë viteve të kaluara dhe qeverisjet e tij ishin të veçanta. Ky kryetar dhe drejtorët e menaxherët e tij i sollën respekt vetes së tyre, familjeve, partisë demokratike e në veçanti i sollën respekt qytetarisë së komunës së Gjilanit dhe shtetit të Kosovës. Secilën ditë takohemi me punën e mire dhe qëllimin fisnik të ish-kryetarit, pavarësisht që ekstremistët dhe miopët e ndonjë subjekti politik këtë nuk e shohin dhe nuk e durojnë.

Natyrshëm me këtë rast shtrohet pyetja: A e bëri vërtetë me këtë rast këtë gaf të madh “forumi” dhe reagoi kaq pa shije, apo është kjo çështje e frustrimit individual të kryesueses së këtij forumi (dhe për fat të keq edhe kryesuese e kuvendit të komunës) e cila ditë më parë ishte në media për ndërhyrje në punësimin e të vëllait të saj në ndërmarrjen publiko-private për grumbullimin e mbeturinave “EcoHigjiena” që tashmë udhëhiqet nga menagjmenti privat austriak. Ne jemi të bindur që është kjo e dyta.
Ky reagimi “forumit” duket aq më qesharak kur përmes tij derdhen lot krokodili, për kinse “cenimin” e të drejtës së femrës së përgatitur pa i njohur detajet e konkursit dhe të kontratës. Pra, fjala është për një të punësuar të përgatitur për një vend fare të zakonshëm të punës për transaksione teknike sporteli dhe jo për ndonjë vend me përgatitje e referenca të veçanta profesionale e menagjeriale.

Hidromorava

Sa i përket nepotizmit, le që nuk ka asnjë element të tillë te ish-kryetari dhe familja e tij, po ne e konstatojmë me shumë krenari e kënaqësi që ky është i vetmi kryetar që për pesë vite me radhë nuk e ka patur asnjë të punësuar të familjes së tij në asnjë institucion publik. Por, po i njëjti kryetar është angazhuar shumë që familjeve të komunës që ishin në nevojë dhe profesionistëve të mire t’ua bëjë zgjidhjen përherë. Rrallë gjendet një profil i tillë i kryetarit i cili ishte plotësisht i përkushtuar të vendosë rend, kritere e rregulla për trajtim të barabartë të qytetarëve të komunës pa dallim.

Sa i përket nepotizmit po i themi edhe dy fjalë. Ju, në LDK shihni mirë e pastrojeni oborrin tuaj, sepse si duket keni shumë probleme me këtë fenomen në taborrin tuaj , kudo nëpër institucione të shtetit dhe në ndërmarrje publike e sidomos në PTK.

Do të duhej që ju shumë dhe gjatë ta ngreni zërin dhe të protestoni për punësimet e bëra, pa konkurse e pa kritere në PTK të mikut e vëllait të kryetarit tuaj të partisë dhe të komunës z.Hazirit dhe të ndonjë kushëriri të tij, të ish-kryetarit tuaj z.Sejdiut dhe të plotë zyrtarë vetë tjerë nga radhët tuaja. Lista e të punësuarve tuaj partiakë vetëm në këtë ndërmarrje është fatkeqësisht tepër e gjatë.

Nuk e keni hiq më mirë gjendjen në KEDS, në ATK, në spitalin regjional, e kudo nëpër qeveri e në komunë…

Kësaj pune populli ynë, i mençuri thotë “po të them sa nuk më ke thënë…” po kësaj here hiq nuk ju “piju ujë” të nderuar.

Po e lëmë me kaq për sot e nëse jeni të disponuar i “shpalosim” letrat deri në fund se edhe do të duhej ta bënim këtë para publikut të nderuar të komunës thuhet në reagimin e degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.