FITORJA

Përgjigje ndaj Gjykatës së Gjilanit: Merruni me dobësitë e juaja që po e tmerrojnë një qytet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Po e bëjmë këtë reagim – sqarim me të vetmen arsye që t`i tregohet Gjykatës së Gjilanit se ia ka huqur komplet në reagimin e saj. Aspak nuk jemi tendencioz dhe as që kemi treguar ndonjëherë tendencë në punën e tyre, por skandalet e fundit që tmerruan qytetarët e Gjilanit ishin pjesë e shqetësimeve edhe tonat dhe dy lajmet e fundit kanë lindur pikërisht nga reagimet dhe komentet e shumta të qytetarëve.

Gjykata e Gjilanit po na vije mirë që paska ditur ta përpilojë këtë reagim, anipse me shumë dobësi e të pavërteta.

E para dy lajmet e Rajonipress janë bazuar në shkrimin e datës 20 maj 2204 të publikuar poashtu në Rajonipress me titull:”Zogaj: Gjykata e Gjilanit po shndërrohet në gjykatën model, si në zgjidhjen e lëndëve të vjetra, ashtu edhe në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve të reja( https://rajonipress.com/zogaj-gjykata-e-gjilanit-po-shnderrohet-ne-gjykaten-model-si-ne-zgjidhjen-e-lendeve-te-vjetra-ashtu-edhe-ne-efikasitetin-e-zgjidhjes-se-lendeve-te-reja/ në të cilin shkrim kishte fryerje të gjendjes sepse ishin skandalet e fundit që kjo Gjykatë e humbi besueshmërinë tek qytetari gjilanas.

Çdo mediumi i lejohen opinionet dhe anketat me qytetar dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë të drejtë dhe s`kemi pasur aspak nevojë të marrim prononcimin e zyrtarëve të kësaj gjykate, meqë kishte video e prononcime publike të Florina Jerliut ish administratore e Gjykatës e cila akuzonte publikisht kreun e Gjykatës dhe gjykatës të caktuar për afera të ndryshme.

Mobi Casa

Anketat e qytetarëve janë të lira dhe pa cenzurë, madje kemi larguar komentet në rrjetet sociale që flasin për shkelje edhe më të mëdha se sa ato që janë bërë publike në mediet vendore.

Rajonipress është medium profesional dhe nuk ndikohet nga askush, punojmë me ndershmëri dhe mundohemi ta themi të vërtetën, sepse krejt gazetaria bazohet në gjetjen e të vërtetës dhe saktësisë.

Gjykata e Gjilanit dhe kreu i saj duhet të distancohen nga e keqja që po ndodhë aty sepse në të kundërtën bëhet pjesë e anijes së fundosur dhe besimit të lëkundur të saj çdo ditë e më shumë.

Redaksia e Rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.