Mobi Casa

Përgjegjësi për çështje fetare në kampin Bondstil, Chaplain Canionero vizitoi KBI në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përgjegjësi për çështje fetare Chaplin Canionervo i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

Aliu e njohu me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilanit. Ai ndër tjerash e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimësi.

Eco Higjiena

Chaplin Canionervo e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan në projekte të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare në vend.

Në fund të takimit kryetari Aliu i dhuroi mysafirit një Kur’an të përkthyer në gjuhën angleze si dhe një revistë të botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, e cila dëshmon për trashëgimin kulturore me objekte fetare islame në Kosovë./rajonipress/