Mobi Casa

Përgjaket Tirana, 4 të vdekur dhe një i plagosur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

4 persona kanë ndërruar jetë dhe një person ka ngelur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në zonën e Rrugës së Elbasanit.

Bëhet fjalë për përfshirjen e 5 personave në një konflikt në ambientet e një ambienti me muzikë nën tokë. Nga të dhënat paraparake mësohet se sherri ka nisur për motive banale dhe si pasojë e konfliktit të armatosur, kanë vdekur në vend 3 persona, ndërsa një i katërt ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

ARKATANA

Një person tjetër, ende i paidentifikuar ka ngelur i plagosur. Dyshohet se një nga autorët e kësaj ngjarje është djali i deputetes të Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Burime në vendngjarje të agjencisë NOA.al bëjnë me dije se autori i dyshuar është arrestuar teksa tentonte të arratisej. Bëhet me dije se një nga viktimat është djali i ish prokurorit Skënder Demiri, Arbër Demiri, i moshës 25 vjeç.

Ai është gjetur i pajetë në brendësi të një automjeti tip Mercedes Benz ML me targa TR 250 N. Në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Policisë së shtetit, Artan Didi si dhe Prokurori i Përgjithshëm i Tiranës, Petrit Fusha. Në polici janë shoqëruar disa persona që kanë dijeni mbi ngjarjen. Ndërkaq, policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në zonën nga shkolla e Gjuhëve të Huaja deri tek Liceu artistik “Jordan Misja” .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.