ARKATANA

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, katër të vdekur e 18 të lënduar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në gjashtë aksidente, në Tiranë, Fier, Pogradec, Elbasan, Mat e Kukës, katër persona kanë vdekur ndërsa kanë mbetur të plagosur 18 të tjerë. Dyshohet se shkak i këtyre aksidenteve mund të ketë qenë shpejtësia e automjeteve si dhe lagështia në rrugë, si pasojë e motit me shi që prej disa orësh ka përfshirë gjithë vendin.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur sot rreth orës 18:50 në Kukës, teksa një makinë ka rënë në greminë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kolsh, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje sqaron se në aksident janë përfshirë 5 persona të familjes Cengu, 3 prej të cilëve kanë vdekur, ndërsa dy të tjerët janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Policia sqaron se makina ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës në rrugë, ndërsa ktheheshin nga një dasmë.

Aksident me vdekje në aksin rrugor Klos-Bulqizë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fshat të Matit, kur një mjet tip Benz me targa të Shkodrës ka dalë nga rruga.

ARKATANA

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Ramiz Cakoni si dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Ky është aksidenti i pestë për ditën e sotme, që edhe numrin e të plagosurve në 15, transmeton BW.

Nga përplasja e dy makinave në zonën e Institutit në kryeqytet, kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa në një tjetër aksident në dalje të autostradës Levan-Vlorë u plagosën 6 persona, nga përplasja e një mjeti tip Audi me një Alfa Romeo. Të plagosur sipas policisë mësohet se kanë mbetur shtetasit Gentian, Fadil e Natasha Mucmataj si dhe Pjetër Naraçi, Florjana Reçi dhe Robert Muhaj.

Aksidenti i parë i rëndë gjatë fundjavës u regjistrua në vendin e quajtur Fikas, rreth orës 09:30 minuta në segmentin e Qafën e Kërrabës kur një furgon me pasagjerë është përplasur me një autoveturë. Policia bëri të ditur se të plagosur gjatë këtij aksidenti mbetën 3 persona, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Policia konfirmoi se mjetet e përfshira në aksident ishin një furgon taksi me targa SH 215 A me drejtuar nga Andrea Pelivani me pasagjer Maksim Nasin 70-vjeç nga Tirana i cili u përplas me një veturë me targa TR 46 68 L me drejtues Mahmut Mallahalli 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij B.Mallahalli. Këtë dy të fundit dhe Maksin Nasi kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital.

Ndërkaq dy orë më pas në aksin e rrugës kombëtare Qafë Thanë-Pogradec një veturë me targa AA 388 DL ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë dhe e favorizuar nga moti i keq. Për pasojë vetura është përplasur me bordurën anësore dhe si rezultat tre shtetas mbetën të plagosur dhe më pas u transportuan për në spitalin e Pogradecit

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.