Hidromorava

Përgatituni për vjeshtë: Pesë ushqimet që mposhtin gripin dhe ftohjen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ditët e ftohta kanë arritur, e nuk do të ishte keq ta përgatisni organizmin për sezonin e ftohjes, që e kemi përpara.

AGRUMET

Vitamina C, të cilën e gjejmë në agrume, është një nga përbërësit kryesor që e forcon sistemin imun. Portokajtë përmbajnë fitonutriente si flavonoide dhe polifenole, që janë të domosdoshme për organizmin tonë dhe ndikojnë kundër inflamacioneve. Limoni përmban shumë flavonoide, e vitamina C në të përmban fitonutriente të veçanta, që janë antioskdiues natyralë dhe ndihmojnë në parandalimin e proceseve inflamatore. Grejpfruti është i pasur me vitamina C natyrale, që ndihmojnë në shkurtimin e kohëzgjatjes së ftohjeve dhe zbut simptomat.

ÇAJI I GJELBËR

Lëngun, të cilin kinezët e konsumojnë tash e 4 mijë vjet ofron antioksidues të pasur, flavonoide, polifenole dhe katehinë, që ngritin sistemin imun dhe e mbrojnë organizmin nga gripi dhe ftohjen. Është i pasur me klorofil dhe fibra, na ndihmon në heqjen qafe të helmeve nga organizmi.

Fundamenti

XHENXHEFILI

Në luftën kundër etheve dhe temperaturës së lartë, xhenxhefili është aleat i pazëvendësueshëm. Ndikon kundër baktereve dhe parandalon shfaqjen e inflamacioneve, e çaji nga xhenxhefili i freskët ndihmon edhe në zbutjen e dhimbjeve në fyt.

JOGURT DHE KEFIR

Për shëndet të përgjithshëm të organizmit dhe për sistem të fortë imun, kyçe është ekuilibri i florës së zorrës. Bakteret e mira në zorrë e mbrojnë organizmin tonë nga gripi dhe ftohjet, artriti, alergjitë dhe astma, e jogurt, kefiri dhe lakrat turshi janë burim natyral për probiotikë.

(Kosova Sot)