HW

Përgatituni për mungesë të rrymës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kërkesa për energji elektrike shtohet në ditët e dimrit, ndërsa kapacitetet prodhuese në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), nuk mund ta mbulojnë kërkesën.

Gjatë verës kërkesa për energji elektrike shkon deri në 600 megavat, ndërsa dimrit nga 800 deri në 1000.

Eksperti i energjetikës, Avni Kurshumliu shprehet i sigurt se edhe këtë dimër Kosovës do t’i mungojnë edhe 400 megavat energji elektrike, për shkak, se sipas tij, KEK nuk ka kapacitete për shkak të vjetërsisë së blloqeve.

FIDANISHTJA

“Kapacitetet maksimale prodhuese te KEK-ut, duke llogaritur te gjitha blloqet që janë në disponim për prodhim, nuk mundet të arrijnë 850 MWh, atëherë është e qartë se edhe në këtë rast do të mungojnë afër 400 MWh”, ka thënë Kurshumliu për Indeksonline.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëhen gati që këtë dimër të mësohen më rënien e shpeshta të blloqeve. Kurshumliu ka thënë se KEDS-i zor që bën një import kaq të madh duke pasur parasysh sezonin e verës ku kërkesa ishte “Duke llogaritur vjetërsinë e blloqeve të Termocentralit ‘Kosova A’ por edhe te Termocentralit ‘Kosova B’ atëherë duhet llogaritur në rëniet e shpeshta nga sistemi te blloqeve me çka kjo gjendje do të përkeqësohet akoma më shumë. Tani varet prej KEDS-i a do të ketë llogari për import kaq të madh të energjisë. Unë jam i sigurt që ata do të aplikojnë reduktime të ashpra, duke pasur parasysh atë që ndodhi në muajt e verës”, ka vlerësuar Kurshumliu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.