GRANDEMALL

Përgatitni lëngjet për detoksim dhe shkrirje të yndyrave

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Detoksimi më efikasja është derisa jemi në gjumë, sepse atëherë trupi përtërin indet. Në bazë të mjekësisë tradicionale kineze, mëlçia paraqet organin kryesor për detoksim dhe më së miri funksionon midis orëve 1:00 dhe 3:00 në mëngjes.

Një nga këshillat është që të shkoni gjithmonë në gjumë para kësaj ore. Kushti i dytë për detoksim është gjak të mjaftueshëm dhe lëngje për procesin e detoksimit, në mënyrë që trupi të mos ngarkohet me gjërat e dëmshme. Detoksimi i duhur sjell një metabolizëm të shëndetshëm dhe shkrirje më të shpejtë të yndyrave. Ekzistojnë lloje të caktuara të çajit dhe lëngjeve që mund t’i konsumoni para gjumit e ndihmojnë te detoksimi,raporton Gazeta Koosva Sot

ÇAJI NGA KAMOMILI

Ky çaj me shije të butë të hidhur i ndihmon mëlçisë në procesin e pastrimit të saj. Kamomili po ashtu qetëson nervat dhe siguron një gjumë më të rehatshëm. Kjo bimë ka efekt kundër inflamacioneve që i ndihmon mjaft shumë trupit në lirimin nga substancat e dëmshme.

UJI ME LIMON

Limonin mund ta shtrydhni ose thjesht të preni rriskat e limonit dhe t’i hidhni në ujë. Nëse përdorni lëvoret e limonit, atëherë sigurohuni që të janë kultivuar në mënyrë organike në mënyrë që të shmangni pesticidet. Uji me limon pastron helmet nga gjaku. Më së miri është të përdorni ujin e vakët, sepse uji i ftohtë mund të shkaktojë shok në trup dhe ta marrë të ngrohtit prej sistemit tretës.

ÇAJ OSE LËNG NGA XINXIFJA

Xinxifja është pemë kineze, e cila e ushqen mëlçinë, pakëson stresin, që nxit të keni një gjumë të rehatshëm derisa e forcon edhe mështeknën.

ARKATANA

FARAT E ZAMBAKUT TË UJIT

Ky është edhe një tjetër ilaç i mjekësisë së vjetër popullore që mund të përgatitet si çaj. Zambaku i ujit përdoret kundër stresit dhe dhimbjeve, ndihmon në qetësimin e mendjes dhe të rrahurave të zemrës. Çajit nga zambaku i ujit mund t’i shtoni livandë, e cila qetëson nervat dhe zbut ankthet.

ÇAJI NGA TRËNDAFILI

Trëndafili është bimë e shkëlqyeshme, e cila lidhet ngushtë me zemrën dhe emocionet. Trëndafili siguron qarkullim të rregullt të energjisë përmes mëlçisë dhe gjithë trupin. Lehtëson gjendjet depresive dhe përmirëson gjumin.

ÇAJI NGA MENTA Menta është bimë shumë e shëndetshme sepse përmirëson tretjen, pakëson oreksin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

ÇAJI NGA TËRSHËRA

Ky çaj përmban sasi të madhe me vitamina, minerale dhe proteina, që janë të rëndësishme për fazën e parë dhe të dytë të detoksimit. Pos kësaj, tërshëra qetëson nervat dhe ekuilibron emocionet.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.