Fundamenti

Përgatitjet për Universitetin e Gjilanit kanë filluar mirë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në mbledhjen e sotme të Këshillit të drejtorëve, kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, informoi këshillin për takimet që ai është duke i zhvilluar këto ditë me profesorët dhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës lidhur me përgatitjet paraprake për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit. Përgatitjet po bëhen nga një këshill në të cilin është i përfshirë drejtpërdrejt kryetari i Komunës, profesor aktual në degën e UP-së në Gjilan, përfaqësues nga ministria dhe Rektorati.

Pos tjerash kryetari Mustafa tha se falë investimeve të shumta në hapësirat shkollore dhe falë përfundimit të shkollës së Bujqësisë dhe Gjimnazit të ri, objekti i tanishëm në të cilin janë dy shkolla të mesme së bashku me degët e ndryshme të UP-së, do të jetë i mjaftueshëm për nisjen e funksionimit të UPGj-së.

Këshilli poashtu ka propozuar që drejtimet aktuale që tani janë në Kuadër të UP-së në Gjilan, të vazhdojnë edhe më tutje po me një numër dukshëm më të vogël, ndërsa drejtimet e reja dhe të nevojshme për këtë regjion mendohet të jenë edhe fizioterapia, teknologjia ushqimore, ndërtimtaria, fizika, matematika, Teknologjia Informative, diçka nga drejtimi i arteve, por edhe drejtimi që në Kosovë nuk ekziston, pra ai i planifikimit hapësinor. Lajm të cilin e kanë përshëndetur të gjithë drejtorët, duke uruar që të jetë Universitet vërtet me kushte dhe funksionim larg më të mirë se ai i Prizrenit dhe Pejës.

Në raportimet e tyre të rregullta janë paraqitur edhe drejtorët e drejtorive komunale, të cilët janë shprehur të vendosur për të punuar edhe më intensivisht në të mirë të qytetarit të komunës sonë.

Bujar Nevzati, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kërkoi nga kryetari i Komunës që pos Gjimnazit të ri, dhe shkollës së Bujqësisë që është e përfunduar puna në këto objekte, të shtyhet përpara edhe procedura dhe realizimi i objektit të shkollës së Arteve, për të cilën konkursi ideor për këtë objekt është ende i hapur. Poashtu ai njoftoi edhe me mbajtjen e komitetit të arsimit dhe aprovimit të kritereve për bursa dhe shpërblime të studentëve. Nevzati informoi që këtë vit janë propozuar që të jenë 30 bursa për studentë të cilët studiojnë në Gjilan, 50 për ata që studiojnë jashtë Gjilanit si dhe 20 shpërblime për student të dalluar.

Nuhi Nuhiu, drejtor i financave, tha se këto ditë është bërë shpërndarje e faturave të tatimit në pronë së bashku edhe me vërejtjet për pagesë, por kërkoi që të bëhet presion edhe më i shtuar nga drejtorët që të sigurohen edhe më shumë të hyra vetanake për komunën e Gjilanit.

FITORJA

Nga ana tjetër drejtoresha e Urbanizmit, Bahrije Mahmut, tha se janë në fazën përmbyllëse, të planeve rregulluese, për ti drejtuar ato kah komiteti. Në aspektin e inkasimit ka disa ndryshime në këtë drejtori, sa i përket investimeve, ku tani kërkohet që në fillim garancioni bankar prej 70% dhe pastaj kryhet obligimi financiar prej 30%.

Kurse në sektorin e kadastrit drejtori Gani Neziri tha se është bërë strategjia për trajtimin e hapësirës komunale të uzurpuar. Ai së bashku me Inspeksionin komunal gjatë ditëve në vijim do të ndërmarrin masa konkrete në teren.

Në sektorin e bujqësisë do të ketë zhvillime pozitive për bujkun gjilanas, ka thënë shefi i kësaj drejtorie Milaim Kosumi, pasi që është shpallur tenderi për farë misri, koshere bletësh dhe foli plastike. Gjithashtu ai njoftoi këshillin se sot është shpallur konkursi për aplikim për grante dhe subvencione në Ministrinë e Bujqësisë, që vlera e saj është rreth 16 milion euro në nivel vendi.

Kurse Riad Rashiti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, informoi se këto dit do të shpallet ankandi për shitjen e hapësirave afariste-banesore që janë krijuar nga PPP-së. Ndërsa sa i përket Administratës në Gjilan, drejtori i kësaj drejtorie Arben Dubova tha se është duke u punuar që këtë javë të filloj regjistri elektronik i Gjendjes Civile. Ai poashtu kërkoi që të ndërhyhet me renovim në Shërbimin e Gjendjes Civile në fshatin Cërrnicë dhe Malishevë, ndërsa do të duhej të intervenohej edhe në ndërtim te ajo në Bresalc.

Ndërsa lidhur me projektin e dimërimit ka folur Xhemajl Salihu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili tha se këtë vit janë ndihmuar 350 familje me lëndë djegëse, dhe po aq me pako ushqimore. Poashtu është bërë edhe kontrollimi themelor i nxënësve nëpër shkolla. Kontrollimi është bërë te nxënësit e klasave të para, pesta dhe nënta. Gjatë këtij viti janë kontrolluar 4721 nxënës, prej tyre në 7.15% është vërejtur niveli i ultë higjienik dhe me sëmundje të lëkurës, në të gjitha këto raste është intervenuar me kohë nga mjekët dhe gjendja e tyre tani është krejt ndryshe për të mirë. Gjithashtu vitin që kemi lënë pas është bërë vaksinimi 100% i fëmijëve. Do të thotë, nuk ka asnjë fëmijë në hapësirën e komunës që është i pa-vaksinuar.

Me raportime të tyre janë paraqitur edhe drejtorët tjerë duke paraqitur kështu të arriturat, sukseset, por edhe vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.