Fundamenti

Përgatiteni xhemin e shëndetshëm nga dredhëzat

/ 1 minutë lexim

Është sezoni i dredhëzave, e pos të freskëta, këto ëmbëlsira të kuqe janë të shijshme edhe si xhem. Ju sjellim recetën vendore për xhem me dredhëza, i cili nuk përmban as sheqer, as konservans, e është i lehtë për ta përgatitur, ndërsa që është shumë shëndetshëm.

PËRBËRËSIT PËR XHEM NGA DREDHËZAT

1 kg dredhëza; – 60 ml lëng limoni; – 3 lugë lëvore limoni të bluara ; – 70 gr mjaltë.

Mobi Casa

UDHËZIMET

1. Dredhëzat e pastruara imtësoni, e më pas i vendosnin një enë të thellë. 2. Shtoni përbërësit e tjerë: lëvoren e bluar të limonit, lëngun e limonit dhe mjaltin. I përzieni mirë, i lini të zihen në zjarr të mesëm duke i përzier. 3. Kur masa të jetë mjaftueshëm e trashë, përafërsisht pas rreth 45 minuta zierjeje, xhemi është i gatshëm. E lini të ftohet dhe kështu xhemi nga dredhëzat është i gatshëm për ta konsumuar.