UBT

Përgatiteni vetë shurupin kundër kollës, i cili është më i fortë se sherbeti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sezoni i ftohjeve të para ka arritur me vjeshtën. Pas teshtitjeve, temperaturës dhe hundës së bllokuar, pason edhe kolla. Për fat edhe për të ka ilaç, dhe atë në mënyrë popullore. Ky është shurupi i famshëm që është vërtetuar disa herë deri më tani. Përgatiteni vetë nga përbërësit që me siguri i keni në kuzhinë, e mund ta konsumojnë të gjithë, madje edhe fëmijët.

Përbërësit:

– 200 gramë sheqer;

– 300 miligramë ujë;

– 6 gjethe të dafinës;

United Hospital

– 7 gjethe të bluara të sherbelës;

– 1 lugë mëllagë të bardhë;

– 1 lugë kamomil.

E tretni sheqerin në zjarr të lehtë derisa të ndryshojë ngjyrën. Më pas shtoni ujin dhe përzieni derisa të jetë tretur sheqeri në tërësi. Shtoni përbërësit e tjerë dhe e lini të vlojë për tre minuta. E hiqni nga zjarri dhe kur të jetë ftohur e vendosni në kavanozin e qelqit dhe e vendosni në frigorifer. Personat e rritur të konsumojnë një lugë të madhe në ditë, ndërsa fëmijët e vegjël nga një lugë të vogël.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.