Përgatiteni lëngun që pastron gjakun dhe kthen energjinë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Niveli i duhur i hekurit në gjak zvogëlon rrezikun nga shfaqja e mpiksjeve në gjak dhe sulmit në zemër e në tru. Është i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, e cila ua dërgon oksigjenin ë gjitha qelizave në organizëm, përfshirë edhe ato të trurit. Pangjari përmban fitokemikate që nxitin pastrimin e sistemit të trurit, si dhe largojnë përbërësit e dëmshëm prej organizmit, e vitamina C me të cilat është i pasur panxhari verojnë si një antioksidues i fortë. Cilësitë e hekurit nga panxhari ndihmojnë te anemia, përtërijnë dhe e pastrojnë gjakun.

Përbërësit për lëngun që pastron gjakun dhe furnizon me hekur:

Një panxhar;

Një mollë;

Dy karota;

Uji Dea

Gjysmë brokoli;

Dy gjethe të lakrës jeshile.

Përgatitja e lëngut:

Ushqimet e freskëta së pari i pastroni mirë dhe i lini pak në ujë të ftohtë. Panxharin dhe karotat i qëroni dhe i preni në pjesë apo rriska të rrumbullakëta, e ngjashëm bëni edhe me mollën. Gjethet e lakrës jeshile dhe bokolin i copëtoni. Të gjitha perimet i përzieni në blender derisa të fitoni një lëng të trashë. Sipas dëshirës dhe shijes tuaj mund të shtoni pak limon dhe lëngu juaj për përmbushjen e nevojave të trupit tuaj me hekur është i gatshëm.

(Kosova Sot)