United Hospital

Përgatiten për të marrë pushtetin – përgatisin listën e projekteve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nga takimi i rregullt i kryetarëve të nëndegëve të LDK-së sipas Sadudin Berishës nënkryetar i LDK-së të gjithë së bashku kanë garantuar qytetarët e Gjilanit se vota e tyre do të mbrohet me secilin çmim, duke pasur në kujtesë manipulimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, ka mbajtur takimin e rregullt me kryetarë të nëndegëve të LDK-së. Në takim përveç strukturave udhëheqëse të Degës, ishin të pranishëm të gjithë kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Gjilan.

Sadudin Berisha i ka njoftuar përfaqësuesit e nëndegëve për agjendën politike të LDK-së gjatë muajit të ardhshëm. Gjithashtu në takimin e sotshëm u diskutua edhe mobilizimi që strukturat e Degës duhet ta kenë këtyre ditëve, duke e ditur që ky vit sipas të gjitha gjasave është edhe vit zgjedhor.

FIDANISHTJA

Pas shumë diskutimeve që përfaqësuesit e nëndegëve patën, ata kërkuan përkushtim më të madh dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e Degës për ta mundur këtë qeverisje të keqe që ka kapluar qytetin tonë.

Kryetarët e nëndegëve i njoftuan përfaqësuesit e Degës për listat e projekteve që kanë kërkuar banorët e Gjilanit dhe fshatrave pasi të vijë LDK në pushtet, që sipas kryetarëve të nëndegëve kjo veçse është fakt i kryer.

Gjithashtu të gjithë së bashku nga ky takim garantuan qytetarët e Gjilanit se vota e tyre do të mbrohet me secilin çmim, duke pasur në kujtesë manipulimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e kaluara ka thënë Sadudin Berisha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.