KKVITI

Përfundon trajnimi për mësimdhënës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), në bashkëpunim me Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” si dhe në bashkëpunim me shkollat në gjuhën shqipe në Preshevë ka mbajtur trajnimin një ditorë me mësimdhënësit klasor dhe lëndor pas atij që ishte mbajtur në Bujanoc. Ashtu si në Bujanoc edhe në Preshevë kishte një interesim të jashtëzakonshëm të mësimdhënësve nga komuna e Preshevës. Me këtë rast edhe përfundon ky projekt i përbashkët me institucionet e Republikës së Kosovës.

Megjithatë, duke parë suksesin e këtij projekti KKSH është angazhuar dhe tashmë ka paraqit planet për të ardhmen me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetin publik të Gjilanit “Kadri Zeka” për mbajtjen e një cikli të trajnimeve me mësimdhënës nga Presheva Bujanoci dhe Medvegja nga lëmit e ndryshme. Ky i fundit ka inkurajuar bashkëpunimet në këtë drejtim duke qenë në trendët e zhvillimeve rajonale në fushën e arsimit dhe posaçërisht të mësimdhënies.

ARKATANA

Vlen të theksohet, se pas memorandumit të bashkëpunimit të KKSH-së dhe Universitetit “Kadri Zeka”, duke iu falënderuar rektorit Bajram Kosumit ka siguruar që të ligjërojnë nga Fakulteti i Edukimit në Gjilan edhe atw: Januz Dërvodeli (Niveli fillor), Demë Hoti (Niveli fillor) , Xhevdet Thaçi (Niveli lëndor) , Bashkim Dalipi (Niveli lëndor).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.