ARKATANA

Përfundon trajnimi “Menaxhimi i projekteve”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Organizata Kosova Gilan Bursasporlu Taraftarlar Dernegi dhe Rinia Progres i Zhvillimit në bashkëpunim me Organizatën LIZA-R përfunduan me sukses fazën e parë të trajnimit në lidhje me Hartimin e Projekteve, Planeve të Biznesit, Komunikim Efektiv, Media dhe Lidership, në këtë trajnim kanë marr pjesë 42 pjesëmarrës të cilët në fund u certifikuan për pjesëmarrjen e tyre.

Mensur Morina ligjërues i organizimit shprehi mirënjohje për Ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve e cila në mënyrë permanente po e përkrahë rininë dhe sektorin e rinisë në fuqizimin, integrimin dhe involvimin e saj në procese vendimmarrëse, po ashtu shprehi mirënjohje edhe për organizatën studentore “Rinia Studentore Kadri Zeka” në Gjilan me Kryetar Ardian Bajramin.

Uji Dea

Në këtë event i pranishëm ishte edhe Drejtori i Departamentit të Rinisë, pranë Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit z. Xhevat Bajrami i cili falënderoj organizatat dhe inkurajoj të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitetet e ofruara nga Organizatat e Shoqërisë Civile, po ashtu njoftoi me programet që ofron Ministria duke i mbështetur ata që të integrohen në tregun e punës dhe i ftoi të aplikojnë në fondet e Ministrisë me projekte te tyre konkrete duke i përfshirë të gjitha programet e saj, në veçanti atë të ndërmarrësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.