Fundamenti

Përfundon takimi Thaçi – Pacolli: AKR kalon pragun, koalicioni bashkë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet, kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe nënkryetares së saj Mimoza Kusari-Lila.

Pas takimi Thaçi nuk deshi të prononcohet më shumë se sa “ishte vetëm një takim miqësorë”.

Ndërsa lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë është optimist që pas rinumërimit AKR do të kaloj pragun dhe do të futet në kuvend, transmeton indeksonline.

“Jemi optimist që pas rinumërimit të votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuar ne do të kalojmë pragun”, ka thënë Pacolli. Ndërkohë që sa i përket koalicionit ai ka thënë se me Isa Mustafën dhe LDK-në, i kanë çështjet e mbyllura. “Me Isa Mustafën dhe LDK nuk do të ketë bashkëpunim”, ka thënë Pacolli duket lënë të kuptohet se një koalicion me PDK-në, kësaj radhe është shumë i mundshëm.

Fundamenti

Takohen Thaçi, Pacolli dhe Kusari-Lila

Kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi për momentin është duke u zhvilluar një takim me presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Të tretë tani e disa minuta janë duke diskutuar në Illy Caffe. Edhe pse zyrtarisht nuk dihet për çfarë janë takuar dhe për çfarë po bisedojnë, zhvillimet e fundit duhet të jenë të pashmangshme.

Është folur shumë për një kalim të pragut të AKR-së në momentet e fundit, dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e takimit, shkruan zeri.