GRANDEMALL

Përfundon takimi në Bruksel, s’ka marrëveshje për drejtësinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton. Pas përfundimit të takimit, kryeministri Thaçi u ka thënë mediave se kishte përparim por ka munguar edhe më tutje marrëveshja për drejtësinë.

Takimi mes dy kryeministrave ka zgjatur pak më shumë se një orë ndërkaq parashihet që takimi tjetër të mbahet javën e ardhshme.

Ka filluar takimi tripalësh në Bruksel

Në Bruksel, në rundin e sotëm të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka filluar takimi i përbashkët tripalësh, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Ashton.

FITORJA

Në nisje të takimit të sotëm, kanë biseduar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zonja Ashton, e pastaj është mbajtur edhe takimi i zonjës Ashton me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqi, i cili ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Para takimit zoti Thaçi u tha gazetarëve se do të diskutohet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen e sistemit të drejtësisë dhe “funksionalizimin e plotë në pjesën veriore sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë kuadër ai theksoi se “në takimin e fundit ne kemi arritur marrëveshje në parim, ndërsa sot pres edhe zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.