UBT

Përfundon takimi në Berlin: Dy mesazhet e kancelares Merkel për Kosovën!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ka përfunduar takimi mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Isa Mustafa, në Berlin, ku u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, dhe dialogun Kosovë-Serbi.Merkel i ka dhënë dy mesazhe të qarta delegacionit kosovar: përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.

“Kancelarja na ka dhënë përkrahje për dialogun dhe themelimin e Gjykatës Speciale”, ka thanë Mustafa, transmeton lajmi.net

“Jemi të interesuar të kemi një përkrahje më të madhe ekonomike prej Gjermanisë”, ka deklaruar kryeministri Mustafa, në konferencën e përbashkët për media.

Fillon takimi Mustafa-Merkel

UBT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Gjermani. Mustafa dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë filluar takimin, ndërsa pritet të diskutohen shumë çështje.

Në takimin ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe kancelares Angela Merkel do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë gjermanë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.