Përfundon takimi Mustafa-Pacolli: Do jemi bashkë në Qeverinë e ardhshme
Ka përfunduar edhe takimi i radhës ndërmjet kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacolli që ka filluar në orën 14:00 në restorantin Rings
Ata kanë pasur një drekë pune ku kanë diskutuar për programet e tyre qeverisëse.
Mustafa dhe Pacolli pas takimit përveç se thanë që dreka ishte shumë e shijshme dhe e kanë shijuar shumë, ata treguan në pika të shkurtra edhe se çfarë është diskutuar aty.
“Ne jemi të sigurt që në qeverisjen e ardhshme do të jemi së bashku. Kemi diskutuar për programet tona qeverise dhe kemi shumë ngjashmëri në këtë drejtim”, ka thënë Mustafa.
Megjithatë asnjë marrëveshje nuk është bërë zyrtare dhe nuk është folur më shumë për detajet e takimit.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Para pak çastesh ka nisur takimi në mes kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Takimi mes tyre po mbahet në lokalin “Rings” në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës.
Behet e ditur se takimi po ndodh pasi Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë një fushatë të saj për t’i bashkuar forcat me partitë kryesore opozitare, për t’u përgatitur për pas 8 qershorit
Me 15 minuta vonesë ka filluar takimi në mes Behxhet Pacollit dhe Isa Mustafës.
Kreu i AKR-së, ka deklaruar për media se takimi me Liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është vetëm një drek miqësie.
Ndërkaq, merret vesh se Behxhet Pacolli në pjesën e paradites ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e vendit Hashim Thaçin, por që nuk dihet çka është biseduar në atë takim

