Fundamenti

Përfundon takimi me Kurtin, Rama: Ja për çfarë ramë dakord

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit me homologun e Kosovës, Albin Kurti, kryeministri Rama ka treguar përmes një postimi në Facebook se kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Sakaq, Rama bën të ditur i shprehu Kurtit të gjithë simpatinë për kurajon me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka theksuar se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Uji Dea

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, ka shkruar Rama.

Më herë Kurti ka zhvilluar takime edhe me presidentin Bajram Begaj dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Ndërkohë pritet edhe një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.

/Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.