ARKATANA

Përfundon takimi Kurti – Mustafa, një hap afër marrëveshjes, takimi vazhdon nesër

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa as në takimin e sotëm rreth tre orësh nuk kanë arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Dështimin e arritjes së marrëveshjes në takimin e sotëm e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

ARKATANA

“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, tha Mustafa pas përfundimit të takimit, para medieve në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.