Përfundon takimi Kosovë – Serbi

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se janë pajtuar gjatë takimit që dialogu të vazhdojë me përfaqësim në nivel të lartë.
Pas takimit, është prononcuar kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se janë pajtuar që dialogu të vazhdojë me përfaqësim të nivelit të lartë.
Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikolliq e Aleksandar Vuçiq, po ndërmjetësohet nga shefja për politikë të jashtme e BE’së, Federica Mogherini./express/