HW

Përfundon takimi i LDK’së, Lutfi Haziri premton unitet brenda qeverisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri është deklaruar pas takimit që kanë zhvilluar nënkryetarët e kësaj LDK’së me kryetarin Isa Mustafa.

Ai tha se në takim është diskutuar për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova dhe rolin e LDK-së në kuvend, qeveri si dhe në pushtet lokal.

Sa i përket taksës, konkretisht largimit të saj dhe vendosjes së reciprocitetit siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti, Haziri pohoi se janë duke u koordinuar përfaqësuesit më të lartë politikë.

HW

“Përfaqësuesit tonë më të lartë do të koordinohet mes vete, do të konsultohen dhe natyrisht do të dalin me qëndrim të përbashkët për t’i dhënë mundësi tjera këtij vendi”, është shprehur Haziri.

“Dallimet e vogla do të shkrihen me kohë. Natyrisht që ne lojalitetin tonë politik si republikë duhet ta ruajmë me partnerët strategjik në krye me SHBA-të dhe BE-në. Krejt ky konsultim e kalon domenin e partive politike të Kosovës. Është përtej neve, përtej Atlantikut të them të drejtën”, ka thënë i pari i Gjilanit.

“Po punojmë që qëndrimet sikur për çdo vendim tjetër në qeveri të jenë unike”, ka shtuar nënkryetari i LDK’së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.