Mobi Casa

Përfundon protesta në Karaqevë, kërkohet ndërhyrja e institucioneve qendrore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Tek vendi i quajtur “Uji i qeshmës” banorët e Karaqevës kanë protestuar në mbrojtje të kufirit. Selver Lenjani ka thënë se është momenti i fundit që Qeveria dhe Kuvendi të reflektojnë rreth zgjidhjes së kontestit kufitar në këtë pjesë të Kosovës. Edhe Ahmet Isufi ka thënë se kërkesat e banorëve janë të drejta dhe do të gjenden mënyra e rrugë për të mbrojtur me çdo kusht vijën kufitare.

Shumë banorë të Karaqevës së Epërme dhe të Poshtme kanë protestuar të premtën në mbrojtje të vijës kufitare. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit është shprehur i zhgënjyer me mos pjesëmarrjen e institucioneve qendrore, dhe as të kryetarit të komunës, raporton rajonipress.

Megjithatë Lenjani ka thënë se Karaqeva është e palëkundur për të mbrojtur vijën kufitare dhe çdo pëllëmbë të Kosovës. “I bëjmë me dije Qeverisë dhe Kuvendit dhe Presidentes se është koha e fundit që të reflektojnë. Problemi kufitar është politik dhe kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror. Ndryshe nëse vazhdon të neglizhohet kjo situatë Karaqeva po tentohet të copëtohet”.

FIDANISHTJA

Lenjani para banorëve ka thënë se Karaqeva është e paluhatur në mbrojtje të vijës kufitare. Lenjani ka kërkuar nga pozita dhe opozita që të jenë unike kur është në pyetje vija kufitare.

Edhe Ahmet Isufi ka thënë se kërkesat e banorëve të Karaqevës janë të arsyeshme dhe ato do të përkrahen me të gjitha format e metodat. “Ne do të gjejmë rrugë e mjete për ta mbrojtur vijën kufitare dhe çdo cep e pëllëmbë të Kosovës” ka thënë Isufi.

Protesta ka kaluar e qetë ndërsa banorët janë revoltuar kur në protestë nuk e kanë parë Begzad Sinanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.