RCCOLA

Përfundon procesi zgjedhor i LDK-së në nëndegët, Llashticë dhe Lagjja e Vishnjeve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së në nëndegët Llashticë dhe Lagjja e Vishnjeve, me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit.

Kuvendet zgjodhën kryetarët, kryesitë dhe delegatët.

Sipas agjendës zgjedhjet e brendshme do të përfundojnë më 30 qershor 2023. Në proceset zgjedhore do të përfshihen dyzet e katër (44) nëndegë, me një pjesëmarrje të afër 3000 delegatëve.

RCCOLA

Apelojmë për pjesëmarrje në zgjedhje e vendimmarrje në të gjitha nëndegët dhe gjatë gjithë muajit të zgjedhim me LDK.

Urime nëndegëve, urime të zgjedhurve!

Vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët me LDK-në, potencialisht vlerë politike dhe demokratike!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan