Uji Dea

Përfundon procesi zgjedhor i LDK-së edhe në nëndegën e Pogragjës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Sot ka përfunduar me sukses procesi zgjedhor i LDK-së në Pogragjë, me pjesëmarrje masive të të interesuarve, të rinjve e të rejave, për të zgjedhur e për t’u zgjedhur në organet e LDK-së, të gatshëm për të marrë përgjegjësi politike dhe për të përfaqësuar, jo vetëm interesat e partisë, por edhe interesat e qytetarëve të kësaj ane dhe komunës së Gjilanit.

Kuvendet zgjodhën kryetarët, kryesitë dhe delegatët.

Uji Dea

Urime nëndegëve, urime të zgjedhurve!

Vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët me LDK-në, potencialisht vlerë politike dhe demokratike!

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan