Uji Dea

Përfundon procesi i brendshëm zgjedhor në Degën e PDK-së në Viti

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Degës së PDK-së në Viti, Daut Xhemajli, mblodhi dje Këshillin e kësaj Dege me një pikë të vetme: zgjedhja e Kryesisë së Degës. Kryetari, Daut Xhemajli, foli para Këshillit të Degës për rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor në këtë Degë. “Ishte një proces shumë i rregullt zgjedhor, i hapur, demokratik dhe unifikues në Degën e PDK-së në Viti. Përpjekjet për të fut “spica” në këtë Degë nuk patën sukses thuhet në një njoftim të degës së PDK-së në Viti.

I tërë procesi zgjedhor në këtë Degë u shqua për mirëkuptim, bashkëpunim, marrëveshje dhe solidaritet ndërmjet anëtarëve dhe strukturave të nëndegëve dhe të Degës së PDK-së në Viti. Sot, vazhdoi Xhemajli, po mbyllim procesin zgjedhor në Degën tonë dhe po hapim procesin e përgatitjeve, organizimit dhe mobilizimit për t’i fituar zgjedhjet komunale-vendore”. Në emër të Kryesisë qendrore dhe në emër të Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, Këshillin e Degës dhe anëtarët e tij i përshëndeti anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhevat Bislimi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër për rëndësinë e përmbylljes së këtij procesi zgjedhor në Degë thuhet në njoftimin e PDK-së në Viti.

Mobi Casa

Ky proces zgjedhor shumë demokratik është garancia dhe premtimi më i besueshëm për fitoren e zgjedhjeve komunale. Uniteti dhe solidariteti i ndërtuar nga anëtarët e kësaj Dege me shumë mund dhe vullnet na mbush me besim se edhe zgjedhjet e sivjetme komunale do t’i fitojmë. Konsensusi, bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe solidariteti që karakterizon këtë Degë dhe anëtarët e saj do të zgjerohet dhe thellohet edhe me simpatizantët, votuesit dhe qytetarët e Komunës sonë, Vitisë. Mbyllja e procesit të brendshëm zgjedhor në këtë Degë shënon hapjen e përgatitjeve intensive për zgjedhjet komunale, tha Bislimi.

Kryetari i Degës, Daut Xhemajli, gjatë takimeve me nëndegët e kësaj Dege dhe në bashkëpunim të ngushtë me to kishte përgatitur propozimet për anëtarët e Kryesisë së kësaj Dege. Sipas, shembullit të Degëve tjera dhe në pajtim me orientimet dhe politikat e organeve qendrore, edhe në këtë Degë u propozua një Kryesi me një numër pak më të madh se zakonisht. Për anëtarë Kryesie u propozuan 33 anëtarë, të cilët u votuan nga Këshilli i Degës. Anëtare të kësaj Kryesie janë edhe pesë gra dhe disa anëtarë nga radhët e rinisë demokratike. Thuhet në komunikatën e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.