Hidromorava

Përfundon me sukses projekti “Vitia Colony of arts 2017”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kolonia artistike këtë vit u organizua me artist nga gjitha trojet shqiptare kurse në vitin e kaluar ishte organizuar me artist nga Amerika. Për gjatë katër ditëve me radhë kjo koloni mblodhi rreth vetes 25 artist ky projekt u organizua me qellim të promovimit te vlerave kulturore e artistike si dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes artistëve ku për qellim kishte edhe prezantimin e bukurive natyrore nga vendi ynë.

Kjo koloni u mbajt në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë, ky fshatë është i banuar nga tri komunitete dhe si i tillë ka një shtrirje shumë të mirë gjeografike si dhe pamje atraktive e piktoreske, ku ja vlen të promovohet si vend turistik.

Ky projekt u finalizua me hapjen e Ekspozitës kolektive në Galerinë e arteve në Viti, ku punimet e prezantuara dolën si rezultat i kësaj kolonie katër ditore.

HW

Koordinator dhe ideator i këtij projekti ishte Mervan Mustafa kryetar i shoqatës së artistëve figurativ “Gursel Sylejmani”. Realizimin e këtij projekti e mundësoi Ministria për kulturë rini dhe sport, si dhe drejtoria për kulturë rini dhe sport në Viti.

Ky është projekti i fundit që u realizua nga Shoqata e artistëve “Gursel Sylejmani” pas disa projekteve që ishin realizuar gjatë muajve të kaluar, si në Francë, Zvicër e Amerikë. Tradita për organizimin e këtij projekti do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.