ARKATANA

Përfundon Liga Regjionale në futboll të vogël, nderohen më të mirët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Liga Regjionale (RPZH) Gjilan ndanë çmimet për ekipet fituese Në një eveniment të organizuar nga Liga Regjionale e Futbollit të Vogël (RPZH-Gjilan) u ndanë çmimet për ekipet fituese në Ligën e Juniorëve, Ligën e Dytë dhe në Superligë. Në fjalën e tij kryetari i Ligës Regjionale, Mensur Morina tha se ndjehet i lumtur për përfundimin në mënyrë kaq madhështore të sezonit të Parë të Ligës Regjionale (RPZH) Gjilan, ku falënderoi ekipet pjesëmarrëse, sponsorin gjeneral “Kompaninë e ujit DEA”, mediat si dhe të gjithë të pranishmit.

Ai tha se Liga Regjionale (RPZH) Gjilan si pjesë të organizimit të saj numëron 34 ekipe në Superligë dhe në Ligën e Dytë si dhe 12 ekipe në Ligën e Juniorëve, të cilat u përballën mes veti për të marrë vendin e fituesit të Ligës.

Në Superligë pas 19 gjirove titullin Kampion e mori “K.F. ABIMARKET” me 17 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, e përcjellur në vend të dytë nga “K.F. LLASHTICA” dhe në vend të tretë “K.F. ARBERIA 06”, të cilave edhe i’u dha shpërblimi i premtuar nga Kryesia e Ligës Regjionale.

Në Ligën e Dytë pas 15 gjirove kryesues doli “K.F VELEKINCA” me 13 fitore dhe 2 barazime duke e fituar titullin vetëm në bazë të golave të shenuar më shumë nga vendi i dytë, ku me pikë të barabarta gjendet “K.F. Italia e Vogël” dhe në vend të trete është “K.F.Shkendija”, këto tri ekipe përveç shpërblimeve që morën sezonin tjetër do të jenë pjesë e Superligës.

Poashtu edhe në Ligën e Juniorëve u ndanë shpërblimet ku fitues i titullit doli ekipi “K.F. PERLEPNICA TRANS“ me 11 fitore dhe 1 barazim, e ndjekur nga vendi i dytë “K.F LLASHTICA” dhe nga vendi i tretë ku gjenden “K.F. TRIMAT”, poashtu fitues i Kupës së Ligës Junior ishte “K.F. PERLEPNICA TRANS” .

ARKATANA

Mirënjohje të veçantë u ndanë edhe për referët e Ligës Regjionale, mediat të cilat ndihmuan në promovimin e Ligës e poashtu edhe për Sponsorin Gjeneral të Ligës, Kompaninë e Ujit “DEA”.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i saj, Alban Shala tha se ndjehet i lumtur për mbarëvajtjen e Ligës në sezonin e parë e poashtu përmendi që ata janë gjithmonë në ndihmë të sportit. “Ne gjithmonë kemi përkrahur sportin e Komunës së Gjilanit, do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen e sidomos aty ku është e përfshirë me të madhe rinia” theksoi Shala.

Në fund mirënjohje u ndanë edhe për lojtarët më të mirë në secilën Ligë ku “Lojtari më i mirë në Superligë” u zgjodh Armand Sadiku nga (K.F. ABI MARKET), “Lojtari me i mire ne Ligen e Dyte” Ermir Kryeziu nga (K.F. ITALIA e VOGËL) si dhe “Lojtari më i mirë në Ligën e Juniorëve” Lavdrit Mehmeti nga (K.F. PERLEPNICA TRANS).

Liga Regjionale do vazhdojë sezonin e ardhshëm nga fillimi i muajit maj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.