Uji Dea

Përfundon kapitulli i parë i mobilitetit në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Sot është mbajtur takimi i punës së grupit drejtues dhe grupit punues për mobilitetin në Komunën e Kamenicës me mbështetjen e Projektit DEMOS nga HELVETAS.
Draftin e parë e kanë prezantuar Zyrtari i Qarkullimit Rrugor Hysen Jerliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Inspeksionit Faton Jakupi.

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka folur për rëndësinë e këtij projekti dhe ka përshëndetur punën e bërë deri më tash dhe mbështetjen e dhënë nga DEMOS. “Është mirë që në kuadër të këtij plani të parashohim projekte trë cilat janë të realizueshme përsa i përket mobilitetit në qytet ndërsa të japim idetë dhe vizionin tonë për lidhjen e Kamenicës me Komunat e tjera. Shtigjet e çiklistëve kanë një rëndësi të veçantë si për ruajtjen e ambientit ashtu edhe për mundësitë më të mira që mund të gëzojnë qytetarët e Kamenicës. Viti 2017 mund të jetë viti i realizimit të shtigjeve të çiklistëve, ndërsa duhet kushtuar një kujdes të veçantë edhe parkingjeve dhe sinjalistikës rrugore në qytet. Kryetari Sinani dhe e gjithë udhëheqja e Komunës së Kamenicës janë të interesuara që sa më mirë të kryhet ky projekt dhe u jemi mirënjohës DEMOS-it për mbështetje” ka thënë nënkryetari Matoshi.

United Hospital

Për kapitullin e parë kanë folur edhe përfaqësuesit e DEMOS-it duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë edhe në kapitujt e radhës. Ermira Salihu nga DEMOS ka thënë se në kapitujt e radhës do të precizohen gjërat konkretisht dhe do të përfshihen edhe kostot financiare.

Grupi punues është dakorduar edhe për agjendën e punës për të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.