HW

Përfundon greva politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Greva e mësimdhënësve ka përfunduar pas tri javësh bojkotimi të procesit mësimor, ndonëse kërkesat e SBASHK-ut nuk u plotësuan. Përfaqësues të Këshillit të Prindërve, por edhe ekspertë të arsimit thonë se u dëshmua që greva kishte ngjyrime politike, duke e drejtuar gishtin akuzues kah PDK-ja. Sipas tyre, vendimin për ndërprerjen e grevës do të duhej ta merrte kryeministri Haradinaj e jo kryeparlamentari Veseli, shkruan Gazeta “Zëri”.

Udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBASHK) nuk i kanë ndenjur prapa premtimit të tyre për vazhdimin e grevës së mësimdhënësve derisa të arrihej rritja e koeficientit prej 30 për qind, gjë që nënkupton edhe rritje të pagave.

Pas grevës trijavore mësimdhënësit kanë pranuar propozimin e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të koeficientit për më pak se 20 për qind.

Uji Dea

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë për “Zërin” ka thënë se përmes marrëveshjes së arritur janë përafruar kërkesat e tyre për rritje të koeficientit.

Mirëpo mbajtja e grevës dhe ndërprerja e saj ende pa i realizuar kërkesat e mësimdhënësve është konsideruar si politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.