Përfundon fushata njëmujorëshe vetëdijesuese kundër trafikimit me qenie njerëzore

Kamenicë – Është mbajtur takimi përmbyllës i fushatës për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, me koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati, rreshterin nga Policia e Kosovës Ismet Bajrami, dhe zyrtarin policor Arsim Gashi.

Në këtë takim u diskutua për ecurinë e fushatës kundër “Trafikimit me Qenie Njerëzore”, duke deklaruar se në Komunën e Kamenicës nuk ka asnjë rast të trafikimit me njerëz.

NJKDNJ-ja në bashkëpunim me Njësinë në Komunitet pranë Stacionit Policor në Kamenicë, ka organizuar fushata vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative.

Qëllimi i aktiviteteve ishte informimi mbi rreziqet nga trafikimi me qenie njerëzore dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.

Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati në këtë takim ka theksuar se është obligim që fëmijët t’i edukojmë në një frymë dhe cilësi të lartë./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).