Eko Higjiena

Përfundon faza e parë e trajnimeve për të rinjtë e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorinë për Rini, Kulturë dhe Sport kanë filluar të zbatojnë projektin për trajnime të të rinjve të Komunës së Gjilanit

Involvimi i të rinjve të zonave të margjinalizuara dhe përfshirja e të rinjve në procese shoqërore është tema mbi të cilën po organizohen këto trajnime.

Sa i përket këtij projekti Veton Nevzadi, Drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport theksoi që punët në realizimin e këtij projekti kanë shkuar ashtu siç është parashikuar. Nevzadi tha se në këtë fazë kanë marrë pjesë 65 të rinj të cilët janë përzgjedhur nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Gjilanit, ndërsa projekti do të vazhdojë deri në tri faza, ndërsa faza e dytë planifikohet që të fillojë me 20 korrik 2013.

United Hospital

Fatlum Zeneli, nënkryetar i KVRL-së në Gjilanit sa i përket fazës së dytë të projektit tha se deri më tani numri i të rinjve të interesuar po rritet dhe aktualisht i kemi 30 të rinj të interesuar për trajnime që vijnë nga shkollat e mesme të qytetit dhe nga student të fakulteteve të ndryshme. “Kjo dëshirë e të rinjve për tu trajnuar po ndodhe falë rekomandimeve të mira të cilat kanë ardhur nga të rinjtë të cilët kanë kryer këtë fazë trajnimin” tha ai.

Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i nevojave të të rinjve, ngritja e vetëdijes së tyre mbi proceset shoqërore, ngritja e kapaciteteve profesionale dhe aftësimi i të rinjve për të përgatitur një plan projekt mbi grantet e ndryshme që jepen nga Ministria e Kulturës dhe Organizatat ndërkombëtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.