United Hospital

Përfundon edicioni për Bytyçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar Sinan Bytyçi, nuk do të luajë më këtë edicion. 20-vjeçari është lojtar i Manchester Cityt, ndërsa në janar u huazua deri në fund të edicionit te skuadra holandeze Cambuur, shkruan sot Koha Ditore.

Ai u lëndua në fundjavë, ndërsa kontrollimet mjekësore të bëra të martën kanë dëshmuar se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, që do ta mbajë anëtarin e U-21 të Austrisë jashtë fushës për disa muaj. “Sinan Bytyçi në fundjavë, në ndeshje kundër Heracles u largua nga fusha në minutën e 23-të.

Uji Dea

Për kontrollimit të detajuar të bërë të martën, është dëshmuar se lëndimi i tij nuk është i lehtë. Ai ka këputur ligamentet dhe është e qartë që nuk do të luajë më këtë edicion”, ka shkruar sajti i Cambuurit, që garon në kategorinë e parë të Holandës.

Bytyçi vlerësohet si lojtar me të ardhme te City. Ai në janar firmosi për dy vite e gjysmë me gjigantin anglez dhe u huazua menjëherë. “Lëndimi nuk do të më ndal që të realizoi ëndrrën. Do të bëjë çdo gjë që të kthehem më i fortë si lojtar e si njeri. Tani është e rëndësishme të kthehem dhe të dëshmojë se sa i fortë jam”, ka thënë Bytyçi. Ai luajti tetë ndeshje në kampionatin holandez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.